Numërimi i votave: Dalin rezultatet e para të Selenicës dhe Konispolit

Po vijon numërimi i votave edhe në Qarkun e Vlorës. Mësohet se bashkitë e para në të cilat janë hapur kutitë janë ato të Selenicës dhe Konispolit.

Ndërkohë ka përfunduar numërimi i votave në kutinë e parë në Konispol, të qendrës së votimit 4707 në Çiflik.

Konkretisht Ps 138, PD 79 Lsi 8 të dhëna këto nga kutia e pare.

Në zgjedhjet e 2017 PS kishte marrë 142 vota, ndërsa në votimet e sotme ka marrë 138 , ndërsa PD në zgjedhjet e 2017 kishte marrë 60 vota, kurse sot 79 vota. LSI ka pësuar një rënie nga 32 vota në 2017, sot ka marrë vetëm 8 vota.

 


Shtuar 26.04.2021 00:04