Ndodh edhe kjo! Shqiptari thyen “arrest shtëpie” për të blerë birra

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka thyer urdhërin e tij “arrest shtëpie”, për të blerë birra.

Karabinierët e Cervia-Milano Marittima kanë kontrolluar mbrëmë një shtetas shqiptar, të dënuar me arrest shtëpie për krime të lidhura me posedim droge.

Karabinierët që ndërhynë në shtëpinë e tij gjetën vetëm shoqëruesin fillimisht.

Shqiptari mbërriti pak më vonë, pasi ishte larguar për të blerë birra.

Këto rrethana bënë që policia të zbulonte shkeljen e masës ndëshkimore, duke çuar kështu në arrestimin e tij dhe duke e mbajtur në dhomat e sigurisë së komandës.  /albeu.com/

 


Shtuar 3.11.2021 12:17