Xhaferi: Institucionet duhet të sigurojnë kushte zgjedhje të lira dhe demokratike

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencë për shtyp duke ju drejtuar qytetarëve pas shpërndarjes së djeshme të Kuvendit dhe shpalljes se zgjedhjeve të parakohshme kuvendare më 12 prill tha se “kryetarët vendosën ta kthejnë mandatin te ju”.

“Është obligim i institucioneve që të sigurojnë kushte për zbatimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në të cilat ju do ta shfrytëzojnë të drejtën dhe obligimin tuaj demokratik”, thotë Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi ju bëri apel të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces zgjedhor duke përfshirë edhe mediat që të kontribuojnë që dita e zgjedhjeve të jetë një dobi më shumë në raportin për progresin e vendit që duhet të publikohet në mars.

“Me këtë do ta japin pjesën tonë të rëndësishme në rezultatin pozitiv të Samitit të Zagrebit dhe të marrim datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha Xhaferi.


Shtuar 17.02.2020 11:04