Transporti publik në Shkup nga nesër me orar të ri

Ndërmarrja për qarkullim publike – Shkup informoi se prej nesër (23.04.2020) transporti publik do të funksionon në periudhën 05:00-09:00 dhe në periudhën 13:00-19:00, transmeton Portalb.mk.

Ky zgjerim i orarit të NQP-Shkup vjen pas ndryshimit të orës policore nga Qeveria e RMV-së.

“Prej ora 15:00 të shtunën (25 prill) deri në ora 05:00 të hënën (27 prill), qarkullimit publik nuk do të funksionon. Për detajet e qarkullimit publik për të shtunën, do të informoheni nesër.

Pikat e shitjes së biletave do të punojnë nga ora 07:30 deri në ora 17:00 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, Tregun e gjelbër dhe ajo në Autokomandë.

Me orar të njëjtë do të funksionojnë edhe pikat për bileta individuale në Karposh 2, Bit Pazar dhe Qendrën transportuese.


Shtuar 22.04.2020 20:32