Të dielën protesta në Shkup kundër orës policore

Edhe Maqedonia e Veriut nuk do ti shpëtojë protestave kundër masave shtrënguese në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e përhapjes së Covid19.

Nën moton “Të gjithë ne që mendojmë se kjo duhet të marë fund, të gjithë që jemi të vetëdijshëm”, të dielën më 17 maj do të mbahet protestë para Qeverisë, përcjell INA duke u thirrur në njoftimin e shpërndarën në rrjetet sociale.

Protesta do të zhvillohet nga ora 12 deri ora 14, thuhet në njoftimin e postuar në grupin e krijuar me këtë rast në facebook. Organizatorë të protestës janë aktivistë të shoqërisë civile, Emilija Bogatinova dhe Marigo Iseni.

(INA)


Shtuar 12.05.2020 15:14