Policia konfiskon armë dhe drogë në Butel të Shkupit

Në një aksion të Byrosë për Siguri Publike me urdhër të gjykatës, policia ka zbuluar disa bunkerë në rrugën Alpi në Butel të Shkupit.

Me këtë rast janë konfiskuar tri pushkë automatike, një snajper, dy revole me silenciatorë dhe një pushkë gjysemautomatike e vjedhur më herët në një shitore për armë. Policia ka konfiskuar në këtë aksion edhe dy kilogram e gjysëm drogë heroinë.


Shtuar 1.05.2020 18:26