Një rast i ri nga Tetova me Koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 18 raste të reja me coronavirus.

“Gjatë konferencës për shtyp të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, Instituti për Shëndet Publik vërtetoi edhe dy pacientë që rezultuan pozitiv, dhe që do të regjistrohen në raportin e sotëm të Institutit”, shprehen nga MSH, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve, rastet të reja ka gjashtë në Shtip, tre në Shkup, dy në Strugë, dhe nga një në Tetovë, Dibër, Gjevgjeli dhe Strumicë.

Numri total i të infektuarve me Covid-19 është 259 ndërsa sipas vendbanimit 145 janë në Shkup, 46 në Dibër, 21 në Kumanovë, Shtip 14, tetë në Prilep, gjashtë në Veles, pesë në Tetovë, pesë në Strugë, tre në Ohër, dy në Kavadar, dhe me nga një pacient në Gostivar, Manastir, Gjevgjeli dhe Strumicë.


Shtuar 29.03.2020 12:54