Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka propozuar që të formohet grup ekspertësh për përpilimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.
Mickoski theksoi se propozimi i tij parasheh që edhe pushteti të propozoj emra konkret të ekspertëve.
“Ejani të bëjmë një ligj i cili me të vërtetë që do të jetë reformator dhe evropian, të vetmit tqë mund ta bëjnë këtë janë ekspertët të cilët i kanë kushtuar një jetë problemit konkret.
Dhe për këtë themi këto gjashtë emra jenë emra të profesorëve, ja po e lëmë të lirë që edhe pushteti të zgjedhë emrat e tyre, dhe pastaj bashkarisht ta përkrahim ligjin konkret”-pohoi mes tjerash Mickoski.