Shteta maqedonas, i cili është izoluar në spital pasi është infektuar me koronavirus në kroçeren në portin e qytetit japonez, Jokohama, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas trajtimit trejavor ai do të lëshohet, theksoi sot epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik.
Të lidhura
None found
“Njëzet e pesë përqind e njerëzve që janë infektuar nga virusi në kroçeren janë lëshuar në shtëpi. Franca, Gjermania dhe SHBA-ja i kanë transferuar udhëtarët e tyre.
Dy shtetasit tanë të tjerë që janë në kroçere nuk janë të infektuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdojnë me punën e tyre me masa për mbrojte parandaluese.
Ata po punojnë në pjesën për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit”, tha Dr. Karaxhovski.
