Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi Qeverinë e re, këta do të jenë ministrat

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 62 vota votoi Qeverinë e re.

Nga 113 deputetë të pranishëm, 62 votuan për Qeverinë e re, 51 kundër, ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur, informon INA.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se me këtë votim Kuvendi konstaton se është zgjedhur Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria është formuar nga LSDM, BDI, Lëvizja BESA dhe PDSH, ndërsa kabineti i ri qeveritar numëron 19 poste ministrore, 7 resore më pak se Qeveria e kaluar, që po ashtu udhëhiqej nga Zaev.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me kryeministër Zoran Zaev.

Zaev do zë ketë tre zëvendëskryeministra.

Kryeministët – Zoran Zaev

Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi

Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov

Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministër për luftim të korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si

Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki

Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska

Ministër i Financave – Fatmir Besimi

Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi

Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski

Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq

Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska

Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahpaska

Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha

Ministër i Kulturës – Irena Stefoska

Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Adminkstratës – Jeton Shaqiri


Shtuar 30.08.2020 21:45