Humbin jetën 6 persona me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë me COVID-19.

Po ashtu bëhet me dije se nga 484 testime të realizuara, 37 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Ndërkohë 251 persona të prekur me COVID-19 janë shëruar.


Shtuar 7.09.2020 11:54