Horrori në Kombinat, si jeton tani e mbijetuara e vetme e familjes Josifi

Akoma nuk është harruar ngjarja makabre në Kombinat, ku nëna dhe vajzë u vetëflijuan për shkak të formës së tyre të përkushtimit ndaj fesë.

E vetmja e mbijetuar, Blerta Josifi, 34-vjeç tani jeton me dajën e saj, jo ne Tirane.

Xhaxhai, Dhimitraq Josifi tregon si nis një ditë e zakonshme për të, tani që ajo ka dalë nga spitali.

Sipas tij, vajza bën një jetë normale, përgatitet për veten, ndihmon në punët e shtëpisë, madje kontakton edhe me disa shokë.

“Blerta tani ka filluar jetën normalisht. Ne e ngacmojmë që ti kthehet jetës normale, i themi që do të futesh ne punë, do të fejohesh, do të martohesh do bëhesh me fëmijë. Këtë rruga ia hapim ne, por ajo nuk ndihet e sigurt.

Për familjen ka vështirësi, sepse kanë bërë një jetë të mbyllur. Ajo përgatit veten e saj, ndihmon nusen e dajës në punët e shtëpisë. Këto porosi ja kemi dhënë ne.

Pastaj i bëjnë ndonjë shëtitje. Në kontakt me njerëzit është normal. I kemi bërë një grafik për vizitat e njerëzve. I orientojmë ata edhe për bisedat që duhet të bëjnë.

Televizor shikon pak, por ka telefonin. Kanë filluar një dy shokë ta marrin në telefon, janë shok të mirë sepse ne e njohim. Ndërsa në Kombinat në mënyrë të prerë nuk do të shkojë.

Thotë se më kujtohen të gjitha ato që kam kaluar dhe e kam të vështirë”, thotë Dhimitraqi për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24.

Xhaxhai tregon edhe momentet kur babai i Blertës u hodh nga pallati, ndërsa vajzat në atë kohë nuk kanë pasur ndjeshmëri të madhe. Madje, sipas tij e kanë dënuar veprimin e të atit.

“Kur vdiq vëllai, unë kam shkuar i pari në Përmet. Çupat nuk është se ndjenin ndonjë gjë. Ato e dënonin veprimin. Kur vajta unë nuk i gjeta te koka e babait, por ishin tek kisha.

Kur erdhën, erdhën grup dhe të gjithë ata interesoheshin për çupat, por ndonjë dhembshuri nuk kishte. Kishin tjetër botëkuptim. Ndoshta botëkuptimi fetar”, u shpreh xhaxhai.


Shtuar 7.09.2020 11:46