Edhe 5 pacient të infektuar me koronavirus, mes tyre edhe 4 punonjës të shëndetsisë nga Dibra
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se pasditën e sotme janë testuar 10 pacient, ku 5 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 punonjës të kujdesit shëndetësor – dy mjekë dhe dy infermierë nga Dibra
Kështu, numri i pacientëve me koronavirus në vend shkoi në 31.
Për sonte, Ministria e Shëndetësisë do të ketë konferencë për shtyp në Qeveri, ndërsa informacionet do të dërgohen më tej nga Qeveria e RMV.
