Bombë në derën hyrëse të burgut të Tetovës

Para pak çastesh në afërsi të derës hyrëse të burgut të Tetovës është gjetur një bombë. Bomba e hedhur fatmirësisht nuk ka eksploduar. Në bazë të informacioneve të para të pakonfirmuara dyshohet të jetë bombë dore e tipit kashikara.

Ende nuk dihen motivet e hedhjes së bombës. Sektori i Punëve të Brendshme ka izoluar gjithë rrugën dhe pritet që ekipi anti-bombë të arrijë në vendngjarje për ta larguar mjetin shpërthyes./alsat/


Shtuar 26.03.2020 10:29