Ali Ahmeti festoi ditëlindjen dhe rrëzimin e kryeministrit të 6

Nuk dihet më nëse janë koicidenca por një gjë botërisht dihet.Ali Ahmeti e përcolli edhe një kryeministër. Të gjashtin me radhë që nga dominimi I tij politik pasi në 2002-shin hoqi petkun e ushtarakut dhe veshi atë të politikës.

Zaev ishte I gjashti në listën e atyre që nuk mbijetuan si të parët e kreut të Ekzekutivit ndërsa hapërimi I kreut integrist vazhdon.

Po bien kryeministrat një e nga një si figurat e shahut dhe duhet ta heqësh një të fundit -Mbretin.Por ka të ngjarë që mbreti I politikës në Maqedoni të jetë pikërisht kreu I partisë blu.Faktet e dëshmojnë këtë.Nuk mund ta mohojë askush.

Dhe fiks në momentin kur në Parlament kishte fytyra që zbehura që mbase nuk do ta kenë një karrike deputeti pas 12 Prillit , dhe në momentin kur shumë prej partive hyjnë me frikën e humbjes në këto zgjedhje, Ali Ahmetit I vjen një tortë e madhe në Kuvend për ti përkujtuar ditëlindjen .Ai gëzon vitet e jetuara derisa dy dekada i’a morri politika, kur të tjerët nuk e gjejnë dot formulën e fitores.Në politikë megjithatë vetëm të fortit mbijetojnë dhe I fortë je kur fiton.Të tjerat janë vetëm sulme nga hidhërimet e humbjeve serike.

Ali Ahmeti po e shijon tortën e ditëlindjes në ditën kur Qeveria edhe njëherë u mbush me plot ministra të tjerë, e quajtur ndryshe Qeveria Teknike .” Ka vend për të gjithë” kështu do thoshte Ali Ahmeti pak ditë më parë para se të formohej qeveria teknike,por ky vend për të gjithë është shumë I përkohshëm . I dështuar ose jo, I jashtëzakonshëm ose jo, politikanët tjerë duhet ti afrohen Ahmetit dhe ti kërkojnë një lutje. Ta pyesin atë si fitohet?


Shtuar 3.01.2020 18:09