Reali e Juve nuk i ndahen, United merr vendin drastik për Pogba

Një lajm i bujshëm vjen nga mediat angleze. Manchester United ka vendosur të nxjerrë në shitje Paul Pogba.

Sipas gazetës angleze Mirror, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm ta shesin lojtarin edhe në merkaton e janarit, por me një çmim shumë të lartë, plot 150 milionë sterlina, rreth 170 milionë euro. Juventusi dhe Reali i Madridit për momentin po qëndrojnë në pritje, duke shpresuar që në verë ta afrojnë mesfushorin francez me një çmim më të pranueshëm.

Pogba nga ana tjetër nuk preferon të qëndroi tek 20 herë kampionët e Anglisë pasi pretendon të fitoj trofe të rëndësishëm në arenen Europiane. Një kriter që me Juven dghe Realin aktualisht e ka më të arritshëm, kjo duke parë performancën e skuadrave respektive.


Shtuar 3.01.2020 18:02