Aksion i madh në Maqedoni, kapen 1.3 ton kokainë

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qaf Thanës për në Maqedoni, bëjnë me dije burime të policisë shqiptare që ka marrë pjesë në aksion.

Aksion policor është zhvilluar në Krushopek të Sarajit.

Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni).

Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek

Top Channel mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend.

Kamioni ishte me targa maqedonase.


Shtuar 19.02.2020 17:35