101 raste të reja me koronavirus në vetëm 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi 4 viktima tw tjera dhe 101 raste të reja me koronavirus.

Personat që kanë humbur jetën janë nga Shkupi, Kumanova, Prilepi dhe Tetova dhe kishin dhe sëmundje të tjera mbartëse si: diabet, sëmundje të zemrës, tension të lartë e diagnoza të tjera.

101 rastet e reja me koronavirus paraqesin numrin më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i muajit prill.

Kujtojmë që deri më tani, në Madedoninë e Veriut 145 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 2.492 janë të infektuar.


Shtuar 3.06.2020 15:28