Si të përgatisni vetë në shtëpi bonbone me arrë kokosi për 5 minuta

Koha e përgatitjes – 5 minuta

Përbërësit për rreth 20 copë:

* 70 g fruta të thata, të pjekura (arra, bajame e lajthi)

* 200 g rikota

* 1 lugë sheqer

* 40 g boronica të kuqe të thata

* arrë kokosi e grirë

Përgatitja:

1. Presim në copa shumë të vogla boronicat dhe frutat e thata derisa të bëhen si thërrime.

2. Në një tas përziejmë me pirun rikotën, frutat e thata, sheqerin dhe boronicat.

3. Me duar marrim pak nga përzierja e mësipërme, i japim formë të rrumbullakët dhe i lyejmë me arrë kokosi, të cilën e kemi hedhur në një pjatë. I lëmë të pushojnë në frigorifer për 2-3 orë në një pjatë me letër pjekjeje që të mos ngjisin dhe më pas mund të shërbehen. Mund të ruhen deri në 2 ditë në frigorifer./living


Shtuar 9.03.2020 14:55