Tashmë mendoni se e keni gjetur femrën e ëndrrave, por a është krejt ashtu? Ju paraqesim disa sinjale apo modele të sjelljes, në të cilat duhet të keni kujdes, nëse në lidhjen tuaj shfaqet dyshimi.
Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në detektivë të vërtetë.
Të lidhura
None found
Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhtarit, transmeton Telegrafi.
Thirrjet telefonike
A merr kohëve të fundit më shumë telefonata? A del më shpesh nga dhoma e gjumit dhe a e ka bërë të njëjtën edhe më përpara? Kur ta pyetni rreth thirrjes, përgjigjja nuk duket edhe aq bindëse, apo ju duket se nuk ishte e sinqertë rreth asaj se kush ka thirrur.
Daljet me shoqet
A kalon më shumë kohë e dashura juaj me shoqet se sa e bënte dikur? Kur ta pyetni se me kë ishte, a ju duket përgjigjja e sinqertë? Nëse një skenar i tillë ju duket i njohur, gruaja juaj ndoshta del, por jo me shoqet. Duhet ta vëreni ndryshimin e aktiviteteve me rastin e daljeve me shoqet.
Dushi dhe ushtrimet
Në shtëpi vjen pas dushit, e më parë dushin e kishte bërë gjatë ditës? Ndoshta ju duket se po shkon në palestër? Vizita në palestër do të thotë se dëshiron të jetë në formë. Problemi është se këtë e bën për t’i lënë përshtypje simpatisë, apo ndoshta edhe dashurisë.
Parfumi
Tek ajo keni vërejtur parfumin e ri, i cili duket të jetë më burrëror se sa ai që kishte dikur? Mund të ndodhë se kjo aromë nuk është e saj, por e atij. A duhet të themi më shumë…?
