Keni probleme me punën apo ju është mërzitur, ja kur duhet të largoheni nga një punë

Të lësh punën, sidomos kur nuk ke një angazhim tjetër me kohë të plotë që të pret, mund të jetë e tmerrshme.

Por ka miliona arsye përse duhet të hiqni dorë: Një lëmsh ju mblidhet në stomak çdo të dielë në mbrëmje. Ju mendoni se nuk ka hapësirë për t’u rritur. Vlerat tuaja personale nuk përputhen me ato të kompanisë.

Një arsye tjetër më praktike për ta çliruar veten nga makthi i shkuarjes në një punë që nuk e pëlqeni: Ju doni të largoheni patjetër. Nëse keni arritur në pikën ku nuk po jepni maksimumin, atëherë ka ardhur koha që të largoheni.

Këto këshilla vijnë nga Toni Thompson, drejtues i burimeve njerëzore në “The Muse”, një rrjet shumë i njohur për kërkim pune dhe këshilla karriere.

Ajo çfarë ndodh zakonisht është “Ti fillon të bësh një punë të keqe sepse je shumë i inatosur me situatën dhe ambientin e punës”.

Këto janë shenjat e para. Thompson thotë se ti nuk duhet të qëndrosh më në një punë “ku je shumë i aftë, ke rolin e duhur dhe performanca jote është e shkëlqyer” apo në një punë “ku papritur nuk po bën një punë të mirë, je bërë një koleg i keq dhe një punonjës i keq sepse je gjatë gjithë kohës i nevrikosur”.

Në këtë pikë, është më mirë të largoheni pa prishur më tej reputacionin, në mënyrë që dhe kompania të ruajë një përshtypje të mirë për ju.

Largimi mund të duket sikur djeg çdo urë dhe e bën hi, por në realitet, po të arrini deri në pikën ku punëdhënësi juaj do t’ju kërkojë të largoheni është shumë më keq.


Shtuar 27.05.2020 21:34