Këto janë shenjat e horoskopit që do i mbani “me zor” brenda këto ditë

Çfarë ndryshimi ka një person që pëlqen orët e vona të natës dhe një tjetër që adhuron ta nisë ditën herët?

Epo, ata që pëlqejnë orët e vona shpesh janë konsideruar si rebelët e shoqërisë, që jetojnë pa rregulla dhe se e shijojnë jetën siç duhet (kjo e fundit, jo doemosdoshmërisht).

Megjithatë, për disa, sipas astrologjisë, të qëndrosh zgjuar deri vonë nuk është thjesht një zgjedhje. Kështu funksionon truri i tyre dhe energjitë. Ka një arsye pse individë të veçantë nuk mund të flenë natën. Përgjigja gjendet në shenjën tuaj të horoskopit.
Më poshtë po renditim shenjat e horoskopit nga ato që flenë më pak në ato që e nisin ditën herët.

SHIGJETARI
Shigjetari është një nga shenjat më aventuriere të horoskopit, që do të thotë ora tre e natës është ora normale për të dalë jashtë dhe të festojë, pse jo. Madje ka një talent të veçantë, pasi mund t’iu mbushë mendjen miqve të përgjumur të qëndrojnë me të.

DASHI
Dashi e adhuron jetën e natës dhe sidomos festat e orëve të vona. Nëse askush nuk e shoqëron, për të nuk ka rëndësi, pasi me siguri do të gjejë dikë në ndonjë vend.

DEMI
Demi mbase nuk mund të jetë në çdo festë të natës, por me siguri e gjen zgjuar duke parë ndonjë film, duke ngrënë ndonjë gjë të ngelur në frigorifer apo duke bërë çdo lloj aktiviteti tjetër nëpër shtëpi.

LUANI
Luanit i pëlqen të qëndrojë zgjuar deri vonë, por jo doemosdoshëmrisht jashtë. Ama nëse vendos të dalë, do i duhet shumë kohë pasi do sigurohet të duket si një divë për të rënë sa më shumë në sy.

AKREPI
Akrepit i pëlqen nata pasi është misterioze dhe plot me intriga. Me siguri do jetë duke thurur plane jo fort të këndshme.

BINJAKËT
Binjakët janë as po as jo. Nëse duhet të zgjohen herët në mëngjes, do zgjohen. Nëse duhet të rrinë vonë natë, do të rrinë. Për ta dita dhe nata nuk kanë ndonjë ndryshim të madh.


Shtuar 8.04.2020 08:10