Gjërat që duhet t’i bëni para se të filloni vrapimin

Nëse keni vendosur të krijoni një formë të trupit dhe të filloni të vraponi çdo ditë, duhet t’i keni parasysh disa gjëra në fillim.

Këtu keni disa nga këshillat që duhet t’i ndiçni që të bëni një vrapim të duhur dhe me rezultate të kënaqshme, transmeton lajmi.net.

Përdorni atlete me kualitet të mirë – I gjithë vrapimi varet nga këmbët tuaja kështu që ju duhen një pale atlete të duhura me kualitet të mire që të mos ndieni dhimbje apo lodhje dhe rëndesë gjatë vrapimit e sidomos në distanca të mëdha.

Bëni një program – Provoni të krijoni një program javor me ushtrime të ndryshme duke përfshirë edhe vrapimin gjatë dy apo tri ditëve të javës, shkruan balanced living life.

Merrni ujin me vete – Shmangni pijet sportive që përmbajnë sheqerna, e vetmja gjë që duhet të bëni është të përdorni ujë dhe vetëm ujë.

Ushqimi – Ushqehuni mire dhe me rregull, mundohuni të ushqeheni me gjëra të shëndetshme, që janë të pasura me vitamina dhe fibra.


Shtuar 17.06.2020 16:00