“Lavdi Ukrainës”, rusët ekzekutojnë të burgosurin e luftës të paarmatosur, Zelensky: Do t’i gjejmë vrasësit

Ushtarët rusë kanë vrarë një të burgpsur lufte të paarmatosurm i cili po pinte një cigare, sipas pamjeve që po qarkullojnë së fundi në rrjet.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se Kievi do t’i gjejë vrasësit e ukrainasit.

Në video shihet ushtari ukrainas teksa pi cigare në një kanal. Ai thotë “lavdi Ukrainës” para se të qëllohej me automatik.

Mësohet de ushtari i vrarë është Tymofiy Shadura, i cili ishte zhdukur që nga 3 shkurti.

“Aktualisht trupi i ushtarakut tonë ndodhet në territorin e pushtuar përkohësisht”, thuhet një në deklaratë, duke cituar informacionet paraprake.

Më tej thuhet se identifikimi mund të plotësohej pasi trupi të kthehej.

Në pamjet, një nga të shtënat – që besohet të jetë një ushtar rus – dëgjohet duke thënë “vdis” dhe përdor një eksploziv pasi i burgosuri i luftës vritet.

Vrasësi ose vrasësit e supozuar, të cilët nuk shihen në klip, nuk janë identifikuar.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë kanë akuzuar trupat ruse për kryerjen e krimeve masive të luftës që kur Presidenti Vladimir Putin filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Rusia i mohon akuzat. /albeu.com


Shtuar 7.03.2023 13:11