Ky është qyteti me numrin më të madh të banorëve në botë

Nuk është as Honkongu, Tokio, Nju Jorku, Stambolli, apo Meksiko.

Një tjetër qytet ka fituar titullin me popullsinë më të madhe në planet. Ka më shumë se 32 milionë banorë të përhershëm dhe është një nga vendet më misterioze në botë.

Bëhet fjalë për qytetin Chongqing, i cili ndodhet në jugperëndim të Kinës. Në fakt, pak kemi dëgjuar për këtë qytet dhe arsyeja është se në Kinë nuk është qyteti më i rëndësishëm dhe kështu lajmet nga vendi më i populluar në botë vijnë kryesisht nga Pekini dhe Shangai.

Chongqing është plot me rrokaqiej, ura futuriste dhe një metro që në disa pjesë kalon nëpër ndërtesa. Të vizitosh këtë qytet kinez është jo vetëm interesante, por edhe shumë e lirë.

Kostoja e jetesës është e ulët. Kjo është arsyeja pse të qenit turist në Chongqing ju lejon të vizitoni të gjithë qytetin të qetë dhe pa shpenzuar shumë. Chongqing është aq i madh sa për ta kaluar atë nga një vend në tjetrin, mund të duhen dy ditë.


Shtuar 10.04.2023 22:45