Koronavirus, si ta jetoni dashurinë në distancë

Izolimi i kësaj periudhe ka ndarë shumë çifte: disa këshilla për të mbajtur në kontroll situatën dhe, ndoshta, për të përfituar nga ajo.

I dashuri apo partneri ynë jeton disa kilometra larg shtëpisë sonë, por dispozitat e dekretit #unëqëndrojnështëpi na kanë vënë në të njëjtat kushte si çiftet që jetojnë mijëra kilometra larg: ne “shohim” njëri-tjetrin vetëm me telefon, nuk ka mundësi kontakti fizik, përditshmërinë duhet ta përballojmë pa të. Pork a edhe partnerë që secili jetojnë vetë, madje edhe shumë larg, e bëjnë këtë zakonisht me zgjedhje të lirë dhe mund të caktojnë takime. Në kohën e koronavirusit nuk është e mundur dhe ne nuk e dimë se sa do të zgjasë një situatë e tillë. Me siguri do t’ja dalim dhe gjithçka do të shkojë mirë, por dhimbja dhe ankthi për mungesën e personit tonë të zemrës janë të pamohueshme. Sidoqoftë, ne mund dhe duhet të reagojmë ndaj gjithë kësaj.

Jemi të përgjegjshëm – Hipoteza e shkeljes së karantinës, madje vetëm për një takim në park ndërsa pretendojmë të bëjmë vrap, nuk duhet të merret në konsideratë. Në këtë rast, marrja e ndonjë infeksioni duhet të ketë përparësi mbi gjithçka, përfshirë këtu edhe zemrën.

Përse vuajmë shumë – Ne po përballemi me një situatë të paparë në të cilën e mira e përbashkët kapërcen nevojat personale. Një ndarje është gjithmonë një ndarje, nuk ka rëndësi se sa është largësia: trishtimi është i pashmangshëm, edhe nëse ka çifte që vuajnë më pak dhe të tjerë që vuajnë më shumë.

Anët pozitive – Nuk është çështje të shohësh gotën gjysmë të mbushur me çdo kusht, por të marrësh në konsideratë situatën me realizëm. Një çift i qëndrueshëm ka të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar një periudhë të vetmisë së detyruar. Në të vërtetë, mund të përfitojë nga kjo situatë: fakti i të mos parit të njëri-tjetrit vazhdimisht forcon vetë-perceptimin e secilit prej dy partnerëve, mpreh imagjinatën në shpikjen e mënyrave të reja për ta mbajtur marrëdhënien gjallë edhe nga një distancë, përmirëson vetëdijen. Për më tepër, fakti i qëndrimit larg për një kohë mund të na mësojë t’i anashkalojmë të metat e partnerit duke përqendruar vëmendjen në anët e tij më të mira. Atëherë dëshira ju bën më të vetëdijshëm për marrëdhënien.

Brishtësia – Eshtë e panevojshme ta mohosh, ka edhe ndjesi të tilla. Gjendjet e ankthit, fakti i ndjenjës “të humbur” pa partnerin, ndjenja e të qenurit në gjendje të ballafaqohemi me jetën e përditshme pa të ose të saj, janë gjëra të vërteta për të cilat befas bëhemi të vetëdijshëm. Izolimi i detyruar i këtyre ditëve mund të përjetohet si një “ushtrim” i jashtëzakonshëm i autonomisë që në këto ditë me siguri do të na bëjë të vuajmë, por nga e cila do të dalim me vetëdijen që e bëmë atë dhe se në fund të fundit, gjithçka shkoi vërtet mire. Një injeksion i mirë për vetëvlerësimin tonë.

Rindërtojmë raportet tona – Për të menaxhuar më mirë ditët e distancës, le t’i kushtojmë njëri-tjetrit telefonata ose video thirrje dhe të riprodhojmë praktikisht disa momente për të cilat ne interesohemi: nga aperitivi (për t’u konsumuar me shumë patate të skuqura dhe ullinj në sallat përkatëse para) në videomesazh, deri në, pse jo, në seancën e fitnesit të çiftit, që të ndahet duke përdorur të njëjtin aplikacion trajnimi dhe duke ndarë rezultatet.

Mos i dorëzohemi ndjenjës së zhgënjimit – Kjo ndarje imponohet nga jashtë dhe për këtë arsye mund të jetë më e vështirë për t’u pranuar. Pra, le ta luftojmë ndjenjën e zemërimit dhe zhgënjimit, për të cilën mund të binim viktimë, por le të mos kemi turp për disponimet tona negative: nuk është faji i askujt, aq më pak i yni ose ai i partnerit tonë. Le të shfrytëzojmë të gjitha energjitë tona për të kontrolluar ankthin, mbase duke mbajtur parasysh këshillat që Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë për të na ndihmuar ta përballojmë këtë situatë.


Shtuar 27.03.2020 10:27