Iu nënshtrua operacionit në tru, vajza luan në violinë gjatë ndërhyrjes (VIDEO)

Një violiniste famshme britanike iu nënshtrua një operacioni të rëndë në tru në spitalin “King’s College” në Londër ndërsa luante në veglën e saj të preferuar.

Operimi i pacientëve në gjendje të zgjuar është një praktikë që po ndiqet përditë e më shumë nga kirurgët me qëllimin që pacientët të mos humbasin aftësitë e veçanta nga ndërhyrja në tru, që në këtë rast është të luash në violinë.

Doktorët analizuan më parë trurin e violinistes Dagmar Turner për të parë zonat që aktivizoheshin kur ajo luante në instrument dhe ato që ishin përgjegjëse për gjuhën dhe lëvizjen.

Më pas ata e zgjuan në mes të procedurës në mënyrë që ajo të luante në violinë dhe kjo vetëm me arsyen për t’u siguruar që nuk do të dëmtonin aftësinë e saj për të bërë muzikë.


Shtuar 20.02.2020 09:18