Britani, testet e koronavirusit porositen me postë

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar po i porosinin testet e koronavirusit me postë, teksa qeveria po mundohet shumë për të kryer testime masive e për të mbajtur nën kontroll përhapjen e epidemisë.

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i kthyer së fundi në punë pasi rezultoi edhe vetë pozitiv ndaj virusit, deklaroi të enjten Mbretëria e Bashkuar synon të testojë 100,000 vetë në ditë deri në fund të prillit.

Por për momentin, këto teste të financuara nga qeveria nëpër spitale janë të padisponueshme për shumë njerëz, dhe ende I rezervohen atyre me simptoma të rënda e një pjesë të punonënjësve të kujdesit shëndetësor. Biznesi Rightangled po ofron një zgjidhje – por me një çmim. Firma e testimit të ADN-së është shprehur e gatshme t`iu dërgojë klientëve në shtëpi teste të vlefshme për virusin për rreth 200 £ apo 250 dollarë secili. Kitet mbërrijnë me postë, përmes një videoje shpjegohet sesi duhet realizuar marrja e materialit në fyt, dhe kthehet me një qese të posaçme.

Rezultatet dalin pas rreth tre ditësh. Cmimi edhe i papërballueshëm për disa njerëz, nuk është pengesë për disa të tjerë. Drejtori i Përgjithshëm I firmës, Abdullah Sabyah tha se kishte marrë mijëra porosi brenda vetëm një jave, dhe po ofron gjysëm çmimi për punonjësit shëndetësorë që nuk punojnë në privat. Por, edhe me një çmim të ulur prej 100 paundë, testet nuk ofrojnë një zgjidhje të gjerë për krizën e testimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Javën e kaluar, kryeministri Boris Johnson insistoi se “testimi publik” është shumë I rëndësishëm, cka tregon sipas CNN se Londra do të bëjë c`është e mundur për ta shtrirë sa më shumë testimin e popullsisë tamam në kohën kur infeksionet pritet të mbërrijnë pikun.


Shtuar 5.04.2020 12:04