4 strategji si të kujdeseni në shtëpi për moshën e tretë

Kur vjen mosha e pleqërisë, familjet dhe mbi të gjitha pjestarët e moshës së tretë, kanë tendencën të ndjejnë vetiu një lloj paherahtie nëse diskutohet ose thuhet si me shaka se ‘do të përfundojnë në azil’ ! Ata ndjejnë se fuqitë dhe problemet shëndetësore i bëjnë gjithmonë e më të varur ndaj më të rinjëve në familje dhe e kanë të vështirë të pranojnë ndryshimet që mosha sjell në fizikun dhe mënyrën e tyre të të menduarit! Prandaj është e rëndësishme nga pjesa tjetër e familjes të bëjnë të mundur që t’i ofrojnë moshës së tretë të gjithë vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm për të mos u ndjerë të tepërt!

Disa nga hapat që mund të ndiqni për të kujdesur familjarët tuaj të moshës së tretë në kushte shtëpie janë :

1.Kuptoni dhe identifikoni cili është niveli kujdesit për të cilin i moshuari ka nevojë
Ka raste në të cilat ju jeni shumë të shqetësuar për shëndetin e familjarëve tuaj të moshuar, saqë rendni sa lartë e poshtë duke u përpjekur për të marr të gjitha masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë! Dhe me gjithë këtë vigjilenc ju nuk arrini t’i kushtoni rëndësinë e duhur nevojave kryesore për të cilat i moshuari mund të ketë nevojë. Sigurisht nëse i moshuari ka problem të mëdha shëndetësore, impenjimi duhet të jetë i lartë duke e trajtuar me kujdes nëpërmjet vizitave dhe mjekimeve të duhura, por ka raste në të cilat të moshuarit gëzojnë shëndet të mirë dhe mund të kenë farë pak nevojë për ndihmë. Nevojat e tij për vëmendje dhe shërbim mund të jenë reaisht më të vogla nga çfarë ju mund të shqetësoheni. Kështu parvarsisht disa problemeve shëndetësore, i moshuari mund të ketë më shumë nevojë për pak shoqëri, për të shëtitur më shumë jasht shtëpisë, për tu përfshirë më shumë në aktivitete, për të komunikuar dhe për tu dëgjuar pak më shumë ( të moshuarit kanë shumë dëshirë të tregojnë pjesë nga e shkuara ) etj! Pra gjyshi ose prindi juaj përshembull mund të vuaj nga diabeti, por kjo nuk e ndalon të qëndroj në këmbë, të kujdeset për ushqimin e tij, të bëj një shëtitje por mund të ketë vështirësi për të marr insulinën dhe në këtë moment ka nevojë për një infermiere ose për një të afërm që ta ndihmoj me injeksionin. Kushtojini vëmendje nevojës për ndihmë! Mos i izoloni të moshuarit kur në të vërtetë kanë ende fuqi dhe dëshirë të qëndrojnë në këmbë dhe të jenë sado pak aktiv edhe nëse kanë probleme shëndetësore. Madje në të tilla raste angazhojeni edhe në procese pune në shtëpi, të tipit të gatuaj ose të vërë pak rregull ose të ndihmojë nipërit dhe mbesat me detyrat etj.

2.Tregohuni realist në lidhje me ndihmën që mund t’i ofroni një familjari tuaj të moshuar
Kjo do të thotë se nëse ju jeni një person që ka një ditë shumë aktive të tipit puna, fëmijët, trajnimi, bashkëshorti, shtëpia, masteri, ju nuk do të jeni në gjëndje të gjeni kohën e duhur por edhe fuqinë për t’i shërbyer një famijari të moshuar! Në të tilla situata duhet të keni parasysh edhe shëndetin tuaj. Kjo nuk do të thotë se duhet të neglizhoni vëmendjen ose kujdesin për të moshuarit në famije. Kjo do të thotë që ju të përpiqeni të gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme duke verësuar të gjitha alternativat në mënyrë që çdo pjestarë i familjes suaj të ketë vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm.

3.Ndani përgjegjësinë
Familjet, veçanërisht në mendësinë e shqiptarit, kujdesin për njëri – tjetrin e marrin si një proces të mirëqënë! Çka do të thotë se të gjithë brenda familjes përpiqen të japin kontributin e tyre për përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive. Ashtu siç synohet të edukohen fëmijët që të marrin përsipër detyra dhe përgjegjësi, në të njëjtën formë të gjithë pjestarët e familjes duhet të mbledhin forcat dhe të japin kontributin e tyre personal në kujdes dhe vëmendje nëse në gjirin e tyre kanë një person të moshës së tretë. Dikur gjyshi / gjyshja ose prindi juaj i moshuar ka bërë çdo sakrific për t’ju kujdesur dhe rritur siç duhet, tani është radha që ata të marrin jo vetëm respekt por edhe kujdes, vëmendje dhe dashuri! Nëse e ndjeni të nevojshme të merrni ndihmë gjatë kujdesitarisë së të moshuarit në familjen tuaj, duhet të përfshini në këtë proces edhe motrat ose vëllezërit, pa kaluar edhe një herë ndërmend idenë e azilit ( që sidoqoftë duhet të jetë zgjidhja e fundit dhe vetëm në rastet kur i moshuari ka vërtetë nevojë për ndihmë të specializuar në lidhje me problemet me shëndetin )!

4.Kërko ndihmë
Ju mund t’ja dilni mbanë fare mirë me kujdesin ndaj të moshuarit në shtëpinë tuaj edhe vetëm ose me mbështetjen e familjarëve ( partneri, fëmijët, motrat, vëllezërit etj – të gjithë duhe të angazhohen nga pak )! Por duhet të parashikoni edhe rastet kur ju mund të hasni në vështirësi gjatë këtij procesi, vështirësi që mund të jenë personale, familjare ose shëndeti më i rënduar i të moshuarit! Ndodh që në kohët e sotme, të gjithë pjestarët madhor të familjes duhet të jenë të angazhuar me punë për të krijuar të ardhura dhe për të ruajtur stadartet e tyre të jetesës! Ndërkohë që një i moshuar mund të ketë nevojë për ndihmë konstante. Ndihma konstante nuk nënkupton rastin kur i moshuari ka probleme shëndetësore, por ashtu si ju ai është një individ që ka nevojë të komunikojë, ta shoqëroj dikush deri në tualet, të ketë një ushqim të shëndetshëm dhe të ngrohtë dhe të ndjehet i qetë! Fakti që ju duhet të qëndroni jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë edhe pse mund të keni lënë gati gjithçka pas për të moshuarin dhe thjesht do të duhet të ngrihet dhe t’i shërbej pak vetes, nuk mundëson t’i gjendeni pranë nëse ai qëndron për shumë kohë vetëm dhe pa mbikqyrje. Kjo nuk do të thotë se ju apo një familjar tjetër duhet të qëndroni bashkë me të moshuarin 24 orë në 24 nën ankthin se mund t’i ndodh diçka e pakëndëshme, kjo do të thotë që ju duhet të merrni në konsideratë edhe një shërbim shtesë kujdesi për të moshuar! Nëpërmjet këtij shërbimi, ju siguroheni që t’i ofroni familjarit tuaj të moshuar të gjithë asistencën e nevojshme që mund të ketë nevojë gjatë kohës në të cilën ju nuk e monitoroni dot!

Mbi të gjitha është e nevojshme që pjestarëve të moshuar në familje t’ju ofrojmë në mënyrë konstante dashuri, respeket dhe vëmendje! Ata meritojnë gjithë vëmendjen tuaj sepse janë familje dhe mbi të gjitha njerëzit që kanë kontribuar në të shkuarën që të krijojnë individin që ju jeni sot!

Mos i braktisni dhe mos u kujtoni për të moshuarit në fazat e fundit të jetës!


Shtuar 27.03.2020 12:56