ZYRTARE/ Xhaka firmos deri në vitin 2024 me Bazelin

Mesfushori i Kombëtares do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit, pavarësisht se emri i tij shpesh ka qenë i lidhur me një largim nga zviceranët.

Ditën e sotme mesfushori i ka dhënë fund të gjitha dilemave, teksa ka firmosur deri në vitin 2024 me Bazelin.

29-vjeçari ka vendosur që qëndrojë te Bazeli, aty ku është edhe shtëpia e tij, pasi kujtojmë që ka dalë nga akademia e këtij klubi dhe nga 2010 është pjesë e ekipit të parë, përveç sezonit 2012-2013, kur luajti i huazuar te Grasshopers.

Mesfushori kishte qenë në bisedime me Beshiktashin në Turqi që dëshironte shërbimet e tij, por në fund nuk është finalizuar dhe Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Bazelit.


Shtuar 11.09.2020 11:52