ZYRTARE/ Në Itali nesër nis stërvitja, klubi i Serisë A refuzon të zbresë në fushë

Klubi i Udinezes nuk pranon të nisë stërivitjet në fushë.
paketa udineze

Në një komunikatë për shtyp të klubit të Serisë A theksohet se qendra sportive “Dino Bruseski” si dhe stadiumi do të qëndrojnë të mbyllura ende për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga koronavirusi.

“Klubi i Udinezes njofton se bazuar në protokollet shëndetësore të krijuara nga organet kompetente, të gjitha aktivitetet pezullohen në qendrën sportive ‘Dino Bruseski” deri në një njoftim të dytë”, shkruhet në komunikatën e “Zebrave të vogla”.
Kujtojmë që kryeministri italian Xhuzepe Konte ka lejuar nisjen e stërvitjeve indivuale në stadiume për të gjitha skuadrat duke nisur nga dita e nesërme. , ndërsa stërvitjet në grup do të fillojnë në datën 18 maj.


Shtuar 3.05.2020 19:37