Zjarret gllabërojnë pyjet, Meta apel: Ndërhyni urgjentisht

Me dhjetëra hektarë pyje janë shkrumbuar ndërsa mësohet se zjarrvënia në Gjirkastër ka qenë e qëllimshme dhe në polici janë shoqëruar disa persona.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

Lidhur me këtë presidenti Meta apelon:

Në Mirditë në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës, si dhe në Fier ka pasur rënie të zjarreve. Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen sipërfaqe të tëra të pyllit të Semanit. Këtë zonë të jashtëzakonshme turistike të bashkisë Fier, përveçse e kanë lënë totalisht në harresë pa investime dhe promovim, tani duket se po e djegin me dashje.

Reagim i presidentit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sipas Presidencës, është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

“Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private. Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, thuhet në reagimin e Presidencës.


Shtuar 3.08.2020 09:59