Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, asnjë shenjë nga peshkatari në Durrës

Kanë vijuar edhe ditën e sotme operacionet e kërkim-shpëtimit për peshkatarin 53 vjeçar që dyshohet se ka humbur jetën më 1 mars në bregdetin e Durrësit.

Peshkatari është identifikuar si Ardian Mërkuri, i cili kishte dalë në det së bashku me mikun e tij, 48-vjeçarin Ilir Bardheti me një pedalon, i cili është përmbysur për shkak të dallgëve.

Pas ndërhyrjes së familjarëve dhe forcave të policisë është bërë e mundur nxjerrja vetëm e 48-vjeçarit Bardheti.

Kërkimet në fjalë nisën sot pas një telefonate në sallën operative, por ende nuk ka asnjë shenjë prej tij.


Shtuar 5.03.2020 15:02