“Vetëm në këtë mënyrë”, ish-presidenti tregon si mund të rrëzohet Rama

Ish-Presidenti Bamir Topi ka treguar sipas mënyrën e lrgimit të Edi Ramës nga qeverisja.

Sipas tij, ai mund të largohet me tryezën e Reformës Zgjedhore, që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve.

Topi u shpreh se krahas një Reformë Zgjedhore mund të largohet me një koalicion të madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve.

Pyetje: Çfarë duhet të bëhet që Edi Rama të largohet nga pushteti?

Topi: Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap kaq, apo aq karrige.

Rama rrëzohet vetëm në këtë mënyrë. Përndryshe duke thënë që me Gjiknurin nuk ulemi dhe shkojnë e ulen, thonë që do bëjnë ndryshim dhe nuk e bëjnë, thonë do bëjnë transparencë dhe nuk bëjnë, unë se di.

Rama rrëzohet tek tavolina që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Fakti që këta e lidhin me një datë fikse, 31 maj është një gabim i madh. Në mënyrë reciproke i nxjerrin njeri –tjetrit armën e dobët.


Shtuar 30.05.2020 16:47