Vangjeli u mburr për fjalimet, Shehi e ironizon: A të kanë paguar?

Lorenc Vangjeli ka qenë i ftuar në Opinion ku ka treguar se ka thyer rekord kur ka mbajtur 14 fjalime për në parlament.

Për këëtë ka reguar Dashamir Shehi, i cili me nota ironie e ka pyetur në e kanë paguar.

Po ashtu Shehi më pas ka thënë se Vangjeli nuk duhet të ankohet nëse është paguar dhe nëse e ka bërë për shoqëri është gjë tjetër.

Kurse Fevziu ka pyetur se sa është kostoja për një fjalim.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur me 14 fjalime në një seancë. Po ishin edhe PD edhe PS.

Dashamir Shehi: A e kanë paguar pa?

Armand Shkullaku: Duhet të sqarojë një gjë se nëse i bën për këtë parlament tani atëherë del keq Lenci.

Lorenc Vangjeli: Jo për këtë mo jo për këtë.

Dashamir Shehi: Nëse të paguajnë mos u anko nëse e ke bo për shoqni është tjetër punë.

Blendi Fevziu: Sa është kostoja për një fjalim….

Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin mua ta bëja një gjë të tillë, miqësia kisha njerëz që doja realisht ti ndihmoja.


Shtuar 17.01.2020 09:37