U vra me plumb në shpatull, a ka qenë eliminimi i Gledis Krajës aksidental

Policia po vijon hetimet për vrasjen e djeshme, ku humbi jetën 23 vjeçari Gledis Kraja. Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Sjtuart dhe Sebastian Smakaj, por nuk përjashtohet as pista e vrasjes aksidentale të Krajës nga Sebastin Smakaj, të cilët kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit kur ka ndodhur ngjarja, por gjithçka nisi nga debati me një person tjetër emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Këta persona janë konfliktuar për motive banale gjatë një debati të çastit, ndërsa kanë marrë armën për të qëlluar personin e paidentifikuar dhe aksidentalisht kanë qëlluar mikun e tyre, Gledisin.

Vetëm njëri prej 18 plumbave të shkrepur e ka kapur këtë të fundit në shpatull duke i marrë jetën disa minuta më pas në duart e bluzave të bardha.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona që kanë dijeni për ngjarjen që janë kryesisht shokë të autorëve dhe viktimës, ndërsa vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e saj si dhe kapjen e autorëve.

Ende nuk dihet diçka që në njëfarë mënyre do të nxirrte mbase disa konkluzione konkrete, nëse personi për të cilin policia thotë se ka qenë shënjestër e vëllezërve Smakaj, por që nuk i zbulojnë identitetin për shkak të hetimeve, është ndaluar nga blutë e Shkodrës apo jo?!


Shtuar 18.08.2020 09:36