Përforcimi i parë i Koeman befason tifozët e Barcelonës (FOTO LAJM)

Barcelona ka një objektiv të ri për përforcim në mbrojtje.

Malag Sarr është një emër që mund të paraqet interesim tek Barcelona.

“France Football” raporton se mbrojtësi është në kontakt me klubin katalan në lidhje me mundësinë e transferimit në Camp Nou.

Sarr ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Nice duke zgjuar interesim nga Barcelona.

21 vjeçari konsiderohet si futbollist me të ardhme të ndritur që mund të shërbejë si përforcim i dobishëm për trajnerin e ardhshëm të Barcelonës, Ronald Koeman.

Barcelona vuajti shumë në mbrojtje gjatë sezonit të fundit andaj Sarr mund të jetë blerja e radhës në Camp Nou


Shtuar 18.08.2020 09:34