U qëllua 30 herë, 50 vjeçari nga Vlora sapo ishte kthyer nga jashtë

Ditën e djeshme 50-vjeçarit, Jetnor Xhaferi i bënë atentat në Selenicë të Vlorës.

Xhaferri, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit, kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë vendit.

Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në Poçem, e cila dyshohet se u përket autorëve.

Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe dy armë automatik.

Ndaj 50-vjeçarit është qëlluar mbi 30 herë por ai shpëtoi për fat me një plumb në dorë. Gjithashtu mësohet se ky është atentati i dytë që i bëhet.


Shtuar 16.05.2020 13:54