U mor në pyetje 4 ditë me radhë, Thaçi sqaron sot qytetarët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte në ora 20:00 pritet të flasë lidhur me intervistimin 4 ditor nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Thaçi këtë njoftim e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka falënderuar qytetaret për mbështetje.

“Të dashur qytetarë, Sonte, në orën 20:00, pas kthimit nga Haga, ju ftoj të ndiqni adresimin tim në Facebook dhe në media. Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të pakursyer! HTH”, ka shkruar Thaçi.


Shtuar 18.07.2020 17:43