Nisni pushimet! Këtë fund korriku temperaturat do të shkojnë në 40 gradë

Nëse ende nuk keni nisur pushimet, jeni në kohë pasi moti premton shumë këtë fund korriku.

Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.

“Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.

Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.

“Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”,- tha sinoptikania Bani.

Sipas sinoptikanëve, edhe pse ky muaj do të mbyllet pak më freskët se korriku i vitit të kaluar, sërish do të shënojë temperatura të larta. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 17:49