U infektua në punë, intubohet tek Infektivi mjeku i njohur

Mjeku i hematologjisë Arjan Pushi, është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19.

Mësohet se Pushi, 58-vjeç aktualisht ndodhet i intubuar. Ai nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

Në spitalin Infektiv në Tiranë momentalisht janë duke marrë shërbim 84 pacientë , dy prej të cilëve të intubuar, ndërsa 11 të tjerë janë në terapi intesive, dhe nën kujdes të shtuar nga ana e mjekëve.


Shtuar 29.06.2020 09:14