U bë viktima e 9, 70 vjeçarja ishte kthyer para dy javësh nga Italia

Mbrëmjen e djeshme një grua humbi jetën në Shqipëri për shkak të koronavirusit.

Ajo ishte nga Vlora, 70 vjeç dhe u bë viktima e nëntë nga koronavirusi.

AbçNeës shkruan se ajo ishte kthyer para dy javësh së bashku me bashkëshortin nga Italia.

Bashkëshorti i viktimës ka rezultuar negativ për koronavirus, ai ndodhet i izoluar në shtëpi.

Gruaja jetonte me bashkëshortin prej 15 vitesh në Poro të Vlorës. Mësohet se ajo do të varroset në vendlindjen e saj në Fier.

Ndërkohë sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësise, mësohet se gruaja, e çila vuante edhe nga hipertensioni, ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT.

Dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.


Shtuar 28.03.2020 09:12