U aksidentua, durrsaku i transportuar te Trauma rezulton me COVID 19

Autoritetet kanë konfirmuar 13 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke shkuar në 446 numri i të prekurve nga pandemia.

Një prej rasteve pozitive, është një qytetar nga Durrësi. Ai përfundoi në Spitalin e Traumës në Tiranës pas një aksidenti automobilistik, por gjatë kontrollit mjekësor ka rezultuar i prekur edhe nga Covid-19.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi bëri me dije gjithashtu se deri më tani nuk ka asnjë grua shtatzënë të prekur nga virusi që mund të shkaktojë vdekjen.

“Pacienti vjen pas një aksidenti në qytetin e Durrësit. Menjëherë pas konfirmimit ky pacient është transferuar në spitalin Covid-1 në spitalin Infektiv. Janë marrë të gjitha masat, sipas protokolleve përkatëse, për parandalimin e infeksionit në Spitalin e Traumës”, tha Dervishi.


Shtuar 12.04.2020 10:59