TuttoSport: Atalanta piketon Marash Kumbullën

Atalanta prej vitesh është tashmë një nga skuadrat më simpatike të futbollit italian.

Klubi bergamask gjendet në kushte komode këtë sezon në renditjen e Serie A dhe e kualifikuar në 1/16 e kompeticionit Champions League. E gjendur në këtë kushte drejtuesit e Atalantës dëshirojnë të bëjnë një merkato intensive në janar.

Gazeta italiane, “Tuttosport”, bën me dije se Atalanta, ka piketuar futbollistin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla si përforcim në repartin e mbrojtjes.

19-vjeçari që aktivizohet tek Hellas Verona po zhvillon një sezon të kënaqshëm në aspektin personal dujke tërhequr vëmendjen e disa klubeve prestigjoze në Itali si Lazio, Inter, Juventus dhe Napoli.


Shtuar 3.01.2020 18:59