Turan largohet nga Basaksehir, rikthehet të Barcelona por spanjollët nuk e duan

Arda Turan ka ndërprerë huazimin e tij te klubi i Basaksehir.

Turkut iu dha dënimi me kusht për dy vjet e tetë muaj burgim në shtator, pas një zënke në një klubi nate me një këngëtar të famshëm. Turan raportohet se ia theu hundën Berkay Sahin përpara se të akuzohej edhe për mbajtje arme.

32-vjeçarit i kishin mbetur edhe gjashtë muaj huazim te Basaksehir, pasi ishte i huazuar për dy vite.

Por pas një takimi me kryetarin e klubit Goksel Gumusdag dyshja erdhën në përfundim për mbyllje të marrëveshjes.

“Futbollisti ynë Arda Turan u takua me Kryetarin e Basaksehir, Goksel Gumusdag dhe kërkoi të largohej nga klubi për të hapur një faqe të re në karrierën e tij”.

“Gumusdag iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tij dhe për këtë arsye, kontrata e Turan u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ai ende ka gjashtë muaj në kontratën e tij me Barcelonën por nuk do të kthehet art shkruan Marca.

Turan ka gjasa që të nënshkruajë me Galatasaryn sipas mediave turke.


Shtuar 7.01.2020 18:56