Kunati i viktimës në Mallakastër: E kishin hedhur në një pusetë 15 m të thellë (VIDEO)

Laze Saliaj, kunati i 50-vjeçares, Drita Saliaj, shprehet i tronditur nga vrasja makabre e saj. Për Ora News, ai tregon se viktima prej një muaji tetonte vetëm në banesë, pasi i shoqi kishte shkuar në Greqi.

Si duket edhe 3 autorët e grabitjes, mes tyre një kushëri i afërt i burrit të viktimës (djali i djalit të xhaxhait), kanë shfrytëzuar këtë rast për kryer grabitjen e banesës. Por pasi kanë hasur në rezistencën e gruas e kanë lidhur me litar dhe hedhur në rezervuar.

Krimi i rëndë ka ndodhur me 5 janar por u zbulua vetëm pasditen e sotme, 7 janar.

“Është hedhur në një pusetë 15 metër të rezervuarit. Rezervuari ndodhet rreth 7 km larg shtëpisë dhe vetëm me makinë mund të transportohej” tregon kunati i viktimës.

Ai tha se bashkëshorti i viktimës ka udhëtuar me urgjencë drejt Fierit sapo e kanë njoftuar për ngjarjen e rëndë.

“Ka mbërritur në Tiranë me avion është duke ardhur me taksi në Fier”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan shtetasit: L. S., 16 vjeç (kushëriri), banues në Gjerbës,.S. Sh., 16 vjeç, banues në Çërrillë, dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.


Shtuar 7.01.2020 18:38