Ka nisur shembja e Teatrit Kombëtar, pavarsisht rezistencës dhe thirrjes së artistëve e qytetarëve për mos shembjen e tij.
Pas këtij aksioni që nisi në orët e para të mëngjesit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka postuar një video në Facebook ku tregon se protestuesit që protestonin për ruajtjen e godinës nuk e duan zhvillimin e kryeqytetit.
Sipas Ramës, protestuesit janë të njëjtën persona që kanë protestuar edhe për projekte të tjera madhore.