Mehdi Malka në lot: Shiheni mor shiheni, ata nuk shembin, ata shklyejnë kur populli shqiptar është në gjumë

Me lotët që i rridhnin në faqe, aktori i njohur Mehdi Malka ndihej i pafuqishëm, kur shihte se atje tej përtej syve të tij, po shkatërrohet një histori, ajo e Teatrit Kombëtar, ku vetë ai u ngjit në skenë për shumë vite me radhë.

“Këta janë hiena, është një shtet karagjoz, rroftë kryetari i bashkisë, këta janë ata që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit, iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.

Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mij, që kanë qendruar aty për dy vite me radhë, shikoni more e kanë shklyer, nuk e kanë rrëzuar, këta janë grabitqarë more, se këta dhe kur vjedhin i vënë benzinën që të mos mbetet më asnjë gjë’, u shpreh aktori i madh.

Kujtojme se rreth ores 04:00 ka nisur shembja e kompleksit teatror në qendër të Tiranës ndërkohë që kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes me forcë të qindra efektivëve të policisë ku është përleshur me aktorët dhe aktivistët.

Mes të arrestuarve është edhe Neritan Liçaj dhe emra të tjerë që prej 2 vitesh nuk kanë lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Policia ka ndërhyrë pas qetësimit të situatës në orët e para të mëngjesit, kur edhe disa nga protestuesit ishin larguar.


Shtuar 17.05.2020 06:13