Tirana gjallërohet edhe sot, apel për zbatimin e orarit

Ashtu si të dielën e parë, edhe sot Tirana është mbushur nga fëmijët dhe nënat e tyre. Ata kanë mundësi që të shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra, të luajnë në park pas një kohe të gjatë të mbyllur në shtëpi.

Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave.

Pas orën 11:00 do të duhet të rikthehen në shtëpi, pasi fillon shtetrrethimi, i cili përfundon të hënën 05:00 të mëngjesit.


Shtuar 26.04.2020 07:33