“Të mori Meta nga gjimnazi dhe të bëri deputete”, Spahiu debaton ashpër me ish-deputeten e LSI

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu është përplasur me ish-deputeten e LSI-së Kejdi Mehmetajn teksa ishin duke folur për deklaratat e presidentit Ilir Meta.

Spahiu komentoi reagimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim në emisonin “Open”, e cila tha se nuk e mbështet manifestimin e Metës, ndërsa ish-deputetja e ndërpreu.

Politikani iu kthye Mehmetajt duke i thënë se Presidenti e mori nga gjimnazi dhe e bëri deputete, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj ashpër.

Spahiu: Ilir Meta nuk ka mbështetjen e ambasadës amerikane. Nuk një luftë mes Bashës dhe Metës. Opozita po vazhdon rrugën e saj me dy lidera e vërtete. Liderat e opoztës janë Meta dhe Sali Berisha, ndërsa kukullat janë Basha dhe Kryemadhi.

Mehmetaj: Nuk e di se pse i jepni kohë kaq të rëndësishme një njeriu me problem.

Spahiu: Ktheji përgjigje ambasadores.

Mehmetaj: Nuk debatoj me një njeri që ska argumta por ka probleme.

Spahiu: Moj vajzë, ty të mori Ilir Meta nga gjimnazi dhe të bëri deputete.

Mehmetaj: Kujdes, se mund të kthehehem edhe unë në një gjuhë tjetër.


Shtuar 2.03.2020 22:53